Udhëzime

Si të regjistrosh një ekip

Këtu i ke të gjitha hapat, nga pagesa deri te dorëzimi i formularit. Ndiqi me radhë që regjistrimi të pranohet pa problem.

1) Përgatit të dhënat e ekipit

  • Emri i përfaqësuesit (emër dhe mbiemër i plotë).
  • Emri i ekipit.
  • Numri i telefonit aktiv dhe email-i i saktë.
  • Adresa e ekipit/përfaqësuesit.

2) Përgatit listën e lojtarëve

  • Lista e lojtarëve është opsionale.
  • Nëse i shton lojtarët, mund të shtosh deri në 12 emra.

3) Kryej pagesën e paraqitjes

Pagesa për paraqitje të ekipit kushton 50 euro dhe duhet të kryhet në këto të dhëna:

IBAN: XK051701003028133895

Përfituesi: AMIR KOZHANI

4) Ngarko dëshminë e pagesës

  • Ngarko dokument të qartë të pagesës.
  • Formatet e lejuara: PDF, JPG, PNG.
  • Pa këtë dokument, formulari nuk pranohet.

5) Dorëzo formularin

  • Kontrollo edhe njëherë të gjitha të dhënat para dërgimit.
  • Kliko “Konfirmo Regjistrimin”.
  • Pas dorëzimit, regjistrimi shfaqet në panelin admin për verifikim/aprovim.